Privatësia
Politika e privatësisë
PunoSot · marketplace shqiptar. Përditësuar më 30 gusht 2026.
1. Çfarë mbledhim
Emri, mbiemri, email, qyteti, roli, përmbajtja e profilit profesional, punët, ofertat, mesazhet, review-t, ftesat, token-et e njoftimeve dhe të dhëna teknike të hyrjes.
2. Pse i përdorim
Për të krijuar llogarinë, të tregojmë profile publike, të mundësojmë chat dhe njoftime, të parandalojmë abuzimin dhe të përmirësojmë marketplace-in. Në Shqipëri zbatohet ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.
3. Kush i sheh
Emri, qyteti dhe profili profesional janë publikë. Email-i dhe telefoni nuk shfaqen te kërkimi publik. Mesazhet i shohin vetëm pjesëmarrësit e bisedës. Nuk shesim të dhëna te palë të treta për reklamë.
4. Ruajtja
Llogaria mbahet derisa ta fshish. Mesazhet dhe njoftimet e vjetra mund të fshihen pas 30 ditësh. Punët e hapura ose të anuluara të vjetra pas 60 ditësh. Eventet analitike pas 90 ditësh.
5. Të drejtat e tua
Mund të shohësh dhe ndryshosh të dhënat e profilit, dhe të kërkosh fshirje totale nga Profili. Ke të drejtë ankimi te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
6. Siguria
Përdorim Supabase në BE për autenticim dhe databazë, me rregulla qasjeje sipas llogarisë. Mos dërgo të dhëna bankare në chat nëse nuk i beson palës.