Nuk marrim përqindje nga puna. Platforma është falas për të dy palët.
Pse ekzistojmë
Një marketplace shqiptar, i ndërtuar këtu.
PunoSot lidh klientët me ustallarë, profesionistë dhe freelancer-a — pa komision platforme dhe pa ndërmjetës pagese.
Punë e drejtpërdrejtë, jo një agjenci.
Në Shqipëri shumë punë gjenden ende me telefon, WhatsApp ose “ma tha një mik”. PunoSot e bën këtë rrjet të dukshëm: kërko sipas profesionit dhe qytetit, fto njerëz që i njeh, bisedo në chat dhe mbyll punën. Çmimi dhe pagesa mbeten mes jush.
Mesazhe, oferta dhe foto të punës — pa ndërmjetës që fsheh numrin.
Vlerësimet ndihmojnë të tjerët të zgjedhin usta ose klient të besueshëm.
E ndërtuar në Shqipëri, për Shqipërinë.
PunoSot funksionon në shqip dhe anglisht, në telefon dhe në web. Nuk është kopje e një platforme të huaj: ftesat, qytetet dhe profesionet janë ato që njerëzit kërkojnë çdo ditë — hidraulik në Tiranë, elektricist në Durrës, siguri fizike, freelancer remote.
Pas një pune të mbyllur, njerëzit që punuat bashkë mbeten te “Njerëzit e mi”. Ripostimi është një trokitje, jo një kërkim i ri në një grup.
Ku kërkon.
Direktoria publike mbulon Tiranën, Durrësin, Vlorën, Shkodrën, Elbasanin, Fierin, Korçën, Lezhën, Beratin dhe Sarandën. Çdo zeje ka faqe të vetën. Në listë hyjnë vetëm profile të regjistruara. Kontakti — biseda me profesionistin — hapet pasi klienti krijon llogari falas. Email-i dhe telefoni nuk shfaqen në kërkimin publik.
Çfarë duhet të dish para se të fillosh.
A paguan PunoSot për ju?
Jo. Ju bien dakord për çmimin dhe paguani si të doni — cash, transfer ose çfarë të zgjidhni. Ne nuk mbajmë para.
A është falas të hapësh llogari?
Po. Regjistrimi, kërkimi, postimi i punës, mesazhet dhe ftesat janë falas.
A mund ta përdor vetëm në telefon?
Po. Hap faqen e telefonit, pastaj në Safari ose Chrome zgjidh Shpërndaj dhe Shto në ekranin kryesor.
Për kë është platforma?
Për klientë që kërkojnë shërbim dhe për ustallarë, profesionistë e freelancer-a që duan punë në qytetin e tyre ose online.