Gjej sipas shërbimit dhe qytetit, ose dërgo një lidhje te usta që i beson. Nëse nuk e njeh askënd, posto punën me deri në 4 foto.
Si funksionon
Tre hapa. Pa ndërmjetës.
Klienti kërkon, ustai ofron, të dy flisni drejtpërdrejt. Pagesa mbetet gjithmonë mes jush.
Si gjen një usta.
Chat, pyetje dhe oferta. Krahasoni çmimin, kohën dhe review-t. Pagesa nuk kalon nga PunoSot.
Kur puna mbaron, mbylleni dhe lini review. Usta mbetet te njerëzit e tu dhe mund ta ripostosh.
Si merr punë të reja.
Shto profesionin, qytetin, çmimin për orë dhe portofolin. Fto klientët që i ke tashmë, që të të gjejnë këtu herën tjetër.
Shih punët e hapura në qytetin tënd ose prit ftesa direkte. Oferta e qartë, çmim plus kohë, fiton më shpejt se “më shkruaj”.
Mbyll punën, merr vlerësim dhe klienti mund të të ripostojë. Pas një pune të mbyllur, të dy jeni te “njerëzit e mi”.
Shiko në 30 sekonda.
Çfarë nuk ndodh këtu.
Në PunoSot
- Folni drejtpërdrejt në chat.
- Ofertat i shihni ju, jo një agjent.
- Pagesa si të doni, jashtë platformës.
- Review pas punës së mbyllur.
Jo kështu
- Nuk fshehim numrin për të marrë komision.
- Nuk mbajmë paratë në escrow.
- Nuk detyrojmë paketë premium për të parë mesazhe.
- Nuk shesim të dhënat e tua.
Si ftoj dikë që e njoh tashmë?
Hap “Fto” në aplikacion, zgjidh nëse fton klient ose usta, dhe dërgo lidhjen. Ata hapin PunoSot dhe regjistrohen me kodin tënd.
A mund ta ripostoj të njëjtin usta?
Po. Pas një pune të mbyllur, usta shfaqet te “Njerëzit e mi” dhe mund të postosh përsëri te ai me një trokitje.
A mund të shtoj foto te puna?
Po. Kur poston punën, shto deri në 4 foto që usta të shohë problemin para se të vijë.
Çfarë ndodh nëse dikush sillet keq?
Mund të raportosh profilin. Ekipi i PunoSot shqyrton raportet.