Usta për shtëpinë në Shqipëri ose Kosovë, edhe kur jeton jashtë
Po. Posto punën nga telefoni, shëno «Jetoj jashtë shtetit» dhe ustallarët vendas të dërgojnë oferta në chat. Kur mbaron puna, ustai ngarkon foto që ta shohësh nga larg. PunoSot nuk merr komision.
Fillo këtu. Posto punën falas. 0% komision. Ofertat vijnë në chat.
Si funksionon nga jashtë
- Regjistrohu falas dhe posto punën: qyteti, çfarë duhet bërë dhe foto nëse ke. Shëno «Jetoj jashtë shtetit».
- Krahaso ofertat, profilet dhe vlerësimet. Fol në chat me secilin para se të zgjedhësh.
- Kur mbaron puna, ustai ngarkon foto të punës së mbaruar te faqja e punës. Pastaj lë vlerësim.
Punët më të shpeshta për shtëpitë e diasporës
- Shërbim pastrimi — pastrim shtëpie, zyre, pas ndërtimi dhe i rregullt
- Hidraulik — riparim tubash, rubinetash, wc, kaldajë dhe rrjedhje uji
- Elektricist — instalime, priza, ndriçim, tabela elektrike dhe urgjenca
- Piktor — lyerje muresh, tavanesh, fasadash dhe riparim suvaje
- Teknik klimatizimi — montim, mbushje dhe servis AC / klimash
- Usta çatie — riparim çatie, ulluqe, izolim dhe rrjedhje
Shumë punë bëhen para verës: pastrim i shtëpisë, servis klime, rrjedhje çatie ose bojler që s’ndizet.
Qytete
- Usta në Tiranë
- Usta në Durrës
- Usta në Vlorë
- Usta në Sarandë
- Usta në Shkodër
- Usta në Prishtinë
- Usta në Prizren
Çfarë duhet të dish
Pagesa bëhet mes teje dhe ustait; PunoSot nuk e mban paranë. Mos paguaj gjithçka përpara: merruni vesh për një kapar dhe pjesën tjetër pasi sheh fotot ose punën. Vlerësimet në PunoSot lihen vetëm pas një pune të mbyllur në platformë.
Fillo këtu. Posto punën falas. 0% komision. Ofertat vijnë në chat.
Pyetje të shpeshta
A mund të gjej usta në Shqipëri kur jetoj në Itali ose Gjermani?
Po. Posto punën në PunoSot me qytetin e shtëpisë, shëno «Jetoj jashtë shtetit» dhe krahaso ofertat në chat. 0% komision.
Si e di që puna u bë?
Ustai mund të ngarkojë deri në 6 foto të punës së mbaruar te faqja e punës. Për punë të mëdha, kërko edhe një të afërm ose fqinj që ta shohë.
Si paguaj nga jashtë?
Pagesa merret vesh direkt me ustain, me transfertë ose përmes dikujt të afërt në vend. PunoSot nuk merr komision dhe nuk e mban paranë. Mos paguaj gjithçka përpara.
A ka PunoSot usta në Kosovë?
PunoSot sapo ka nisur në Kosovë, duke filluar nga Prishtina. Posto punën; nëse ke usta që njeh, ftoje falas.